Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

Djali i aktores së njohur shpërthen kundër Fedez: Ka qenë idhulli im, por…

Djali i aktores së njohur shpërthen kundër Fedez: Ka qenë idhulli im, por…

10:07, 19/04/2023
A+ Aa A-

Djali i aktores italiane Martina Colombari dhe Billy Costacurta,  Achille Costacurta ka shpërthyer ashpër kundër Fedez.Ai ka shkruar në “Instagram” se kur ishte më i vogël ka dashur të bëjë një foto me reperin, që i ka kërkuar një foto dhe ai ia ka mohuar.

Teksa ka publikuar një video të shpërndarë nga Chiara Ferragni dhe Fedez me Leone dhe Vittoria duke u argëtuar në një dhomë lojërash, Achille thotë se ai kërkoi, pak a shumë kur ishte në moshën e Leones, një foto idhullit të tij të mëparshëm dhe se ai ia mohoi sepse ishte duke ngrënë: “Unë jam një gomar”, shkruan Costacurta dhe më pas shton: “Ndoshta tani nuk do ta bënte sepse ka fëmijë? Në të vërtetë, bëni një gjë: pyeteni nëse do të refuzonte ende një foto me një fëmijë sot”.

Ndjekësit kanë mbetur të habitur nga qëndrimi i Fedez-it, i cili është zakonisht shumë i vëmendshëm ndaj çështjeve dhe dinamikave të caktuara, veçanërisht me fëmijët.

Duhet parë reagimi i këngëtarit, nëse reagon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco