Dua Lipa paska një detyrë të rëndësishme në MET Gala 2023

Dua Lipa paska një detyrë të rëndësishme në MET Gala 2023

15:26, 15/04/2023
A+ Aa A-

Dua Lipa do të shkëlqejë në Met Gala. Ajo ka pranuar të shërbejë si një nga katër bashkëkryesuesit e vitit 2023 për eventin e modës A-list, i cili zhvillohet çdo të hënë të parë të majit.

Penélope Cruz, Michaela Coel dhe Roger Federer do t’i bashkohen Dua Lipës si bashkëkryesues, duke formuar një grup që, sipas fjalëve të Vogue, “përfshin çdo fushë të kulturës popullore”.

Të katër ata do të punojnë me Anna Wintour për të organizuar një mbrëmje me temën Karl Lagerfeld: A Line of Beauty, e cila nderon stilistin e ndjerë gjerman të modës.

Rolet e tyre shkojnë nga ndihma për të bashkuar të gjithë listën e të ftuarve deri te puna me shefat më të mirë të kuzhinës për të krijuar menunë specifike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco