Videoja virale dhe e dyshimtë e Dafinës dhe DJ Geek, ja çfarë thonë fansat

Videoja virale dhe e dyshimtë e Dafinës dhe DJ Geek, ja çfarë thonë fansat

13:16, 15/04/2023
A+ Aa A-

Dafina Zeqiri festoi dje 34-vjetorin dhe në rrjete sociale po qarkullojnë disa momente nga festa me shumë njerëz, mes tyre edhe një video ku Dafi kërcen me DJ Geek.

Duke marrë në konsideratë thashethemet e fundit për ndarje, videoja u bë shumë shpejt virale, megjithëse duhet thënë se ndjekësit ende kanë dyshime.

Siç mund ta shihni në video, DJ Geek e përqafon nga pas Dafinën teksa kërcen pak me të. Dafi duket e qeshur, por në asnjë moment (të paktën në këtë video) nuk e përqafon DJ Geek. Në njërën dorë ka një gotë me pije, ndërsa tjetrën e mban midis tij dhe vetes.

Në komente, njerëzit janë të mendimeve të ndryshme:

Disa thonë se Dafina duket e ftohtë dhe ka një shikim të trishtuar. Pra, me gjasë janë bashkë, por marrëdhënia e tyre nuk është në ditët më të mira. Nëpër disa portale, u përfol se arsyeja e krizës është fakti që Dafina dëshiron të bëhet nënë, ndërsa Geek nuk është gati për këtë hap.

Image

Të tjerë thonë se janë të lumtur për faktin që ata janë prapë bashkë, sipas tyre.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco