Georgina reklamon jetën e tyre të luksit, inatoset Cristiano Ronaldo

Georgina reklamon jetën e tyre të luksit, inatoset Cristiano Ronaldo

09:59, 15/04/2023
A+ Aa A-

Georgina Rodriguez është gjithmonë duke u përfolur dhe së fundmi emri i saj mori sërish bujë kur shfaqi premierë sezonin e dytë të “I am Georgina”, dokumentar në të cilin kamerat e shoqërojnë në jetën e saj të përditshme.

Pak ditë më parë ajo ishte në qendër të vëmendjes për një publikim që ka postuar në Instagramin e saj, ku grumbullon më shumë se 48 milionë ndjekës, ku influencuesja ka publikuar disa imazhe në të cilat ka kujtuar momente nga e kaluara.

Georgina u dha ndjekësve të saj një paraqitje të shkurtër brenda një jahti super luksoz që ajo dhe Cristiano e blenë për 5.5 milionë paund në vitin 2020.

Tani, siç raportohet nga El Futbolero, Cristiano thuhet se është i mërzitur me qëndrimin e Georgina dhe ndjen se ajo po bëhet ‘egocentrike'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco