Shakira mori fëmijët dhe u largua, Pique merr vendimin e menjëhershëm

Shakira mori fëmijët dhe u largua, Pique merr vendimin e menjëhershëm

10:10, 14/04/2023
A+ Aa A-

Pavarësisht polemikave rreth ndarjes së Pique me Shakiras, është bërë e qartë se ish-mbrojtësi i Barcelonës ka qenë gjithmonë një baba shumë i pranishëm. Pique i pëlqen të kalojë kohë me fëmijët e tij, por ai do t’i shohë më rrallë tani, pasi Shakira u largua nga Barcelona për t’u transferuar në Miami.

Avokatët e Pique tashmë janë në kontakt me ekipin ligjor të Shakirës për të rregulluar vizitën e parë të Pique tek fëmijët në Miami.

Besohet se Pique do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara këtë muaj për të parë fëmijët e tij. Sipas La Vanguardia, ai lejohet të kalojë kohë me ta deri në 10 ditë në muaj dhe gjatë pushimeve verore.

Shakira ka mbajtur 70 për qind të kujdestarisë së fëmijëve dhe Pique ka 30 për qind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco