Shtatzënë për herë të dytë? Sara Hoxha u përgjigjet zërave

Shtatzënë për herë të dytë? Sara Hoxha u përgjigjet zërave

20:30, 11/04/2023
A+ Aa A-

Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë në qendër të spekulimeve ditët e fundit. Kjo pasi është përfolur se ata do bëhen prindër për herë të dytë.

Gjë që mesa duket është e pavërtetë dhe këtë e ka mohuar vetë Sara. Ajo ka publikuar në TikTok një video ku përdor një audio virale të Ermiona Lekbellos. Në audion në fjalë ish-banorja e “Big Brother VIP” thotë e revoltuar: “Ju të bëni me bo video. Ka mundësi të mos shkruani në portale gjëra që nuk kam thënë. Gjëra të trilluara nga ju se doni audiencë. Unë kam një Tik Tok, kam dhe një Instagram, ku flas me publikun. Okej? Nuk kam nevojë që të flisni ju në emrin tim.”

Sakaq, krah videos Sara shkruan se nuk është shtatzënë duke vendosur kështu pikat mbi “i”. “Bravo, Jona! Nuk jam shtatzënë”-shkruan Sara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco