'Konkurente të dështuara'/ Ronaldo-vajzave: Hani buk kot!

'Konkurente të dështuara'/ Ronaldo-vajzave: Hani buk kot!

13:46, 09/04/2023
A+ Aa A-

Duke qenë se ishte lidere e shtëpisë për këtë javë, Nita kishte avantazh në lojë. Mbrëmjen e kaluar ajo kishte mundësinë të dërgonte në nominim grupin e vjetër të shtëpisë, ose grupin e ri, pra ish-banorët që u rifutën.

Nita zgjodhi të dërgojë në televotim banorët e rinj dhe zgjedhja e saj ndezi debat mes banorëve, pas spektaklit.

Ishte Ronaldo ai i cili u shpreh se është i mllefosur nga formula e lojës dhe nga fakti që avantazhe u jepen banorëve që rrijnë kot në shtëpi.

Ai tha se Nita, Keisi dhe Dea hanë bukë kot në shtëpi dhe se kanë mbërritur deri në këtë pikë të lojës kot.

Sa për Nitën dhe Dean, Ronaldo tha se e kanë shtyrë deri këtu me zarfe, e nominime.

Për Keisin, ai tha se ka 60 ditë në shtëpi falë hyrje së Sabianit dhe lidhjes që krijoi me Kristin.

Kjo e fundit, i kërkoi Ronaldos të mos ia përmendë më babanë, ndërsa Dea u shpreh e çuditur nga fjalët e Ronaldos.

Nita nga ana tjetër, zgjodhi ta injoroi dhe duke qeshur hante tortë teksa shihte Ronaldon.

“Sa të shijon kur ha kot”, u shpreh Nita. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco