Dy dalje të njëpasnjëshme, kush janë banorët që s’do jenë më pjesë e BBV

Dy dalje të njëpasnjëshme, kush janë banorët që s’do jenë më pjesë e BBV

09:26, 09/04/2023
A+ Aa A-

Dy banorë kanë lënë shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e kaluar. Genti dhe këngëtari Lorenc Hasrama s’do të jenë më pjesë e shtëpisë.

Genti ishte banori më pak i votuar dhe për këtë arsye ai u eliminua nga loja.

Por, ndryshe nga Genti, i cili ishte i detyruar ta ndërpresë rrugëtimin e Big Brother për shkak se ashtu vendosi publiku, Lorenci është larguar me dëshirë nga shtëpia e tij.

Në fakt një gjë e tillë pritej, pasi pak para ‘Prime’, Lorenci në një bisedë me Luzin tha se kishte vendosur të largohej nga Big Brother pasi nuk mund të qëndronte më se nuk po e përballonte.

‘Se përballoj dot, kam si ankth dua thjesht me dalë. S’mundem më. U bë gjithë kjo kohë nuk mësohem dot’, i tha ai Luizit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco