Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Kunja Kanye-s? Drake përdor zërin dhe një vajzë që ngjan fiks si Kim në këngën e re

Kunja Kanye-s? Drake përdor zërin dhe një vajzë që ngjan fiks si Kim në këngën e re

14:15, 08/04/2023
A+ Aa A-

Drake publikoi këngën e re “Search & Rescue” dhe përdori fjalët e Kim Kardashain kur foli me të ëmën, Kris Jenner, mbi divorcin nga Kanye West.

Fjalët janë shkëputur nga seriali “Keeping Up with the Kardashians”, ku Kim thotë: “Nuk erdha kaq larg, thjesht që të arrij kaq larg dhe të mos jem e lumtur. Mbaje mend” dhe më pas, thotë që e pa shprehjen në internet.

Por, nuk mbaron me kaq, pasi zgjodhi një vajzë që ngjan shumë me Kim në promovimin e këngës dhe domosdo, nuk besojmë se është rastësi.

Menjëherë, njerëzit u kujtuan se ku e kishin parë foton: Në Instagram-in e Kim Kardashian! Kim shfaqet me një kaskë motori dhe ‘sozia’ e saj në kopertinën e këngës së Drake po ashtu.

Shumë persona mendojnë se Drake po rindez edhe njëherë debatin me Kanye West, me të cilin ka pasur një raport jo edhe aq të mirë. Ata postuan dy albumet e tyre në të njëjtën kohë, respektivisht “Donda” nga Kanye dhe “Certified Lover Boy” nga Drake.

"Drake vs Kanye pjesa 2", shkroi dikush.

"A është Kim K?" pyeti dikush, shoqëruar me një foto të Kanye-s:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco