Pas disa muajsh, zbulohet shkaku pse reperi i 'Gangsta’s Paradise' ndërroi jetë

Pas disa muajsh, zbulohet shkaku pse reperi i 'Gangsta’s Paradise' ndërroi jetë

09:52, 08/04/2023
A+ Aa A-

Kanë kaluar disa muaj që kur reperi Coolio ndërroi jetë (saktësisht, në shtator të 2022-shit) dhe rishtazi është zbuluar shkaku i vdekjes së reperit. Sipas raportit të autopsisë, të siguruar nga “Page Six”, reperi kaloi një overdozë të shkaktuar nga fentanyl (substancë mjaft e përhapur në SHBA, nga e cila rreth 70,000 persona kanë ndërruar jetë në vitin 2022).

Një shkak tjetër, për të cilin dyshonin dhe miqtë e reperit, ishte edhe astma e rënduar, e cila, e kombinuar edhe me cigaret të cilat pinte shpesh Coolio, çuan në përkeqësimin e gjendjes së tij dhe në vdekjen e ndodhur më 28 shtator të vitit 2022.

Vitin e kaluar, Coolio u gjet pa shenja jete në dyshemenë e tualetit në shtëpinë e një miku, në Los Angeles. Sipas burimeve, ekspertët u munduan për 45 minuta që ta rikthenin në jetë përmes CPR, por ishte e pamundur. Fillimisht, u mendua se reperi pësoi arrest kardiak.

Vdekja e tij e papritur befasoi njerëzit e tij të afërt, si dhe fansat e reperit 59-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco