Nga burgu në arrest shtëpie, Andrew Tate reagon për herë të parë

Nga burgu në arrest shtëpie, Andrew Tate reagon për herë të parë

11:42, 03/04/2023
A+ Aa A-

Pasi la qelinë e burgut, Andrew Tate i është kthyer pa humbur kohë “zakonit” të tij të vjetër, statuseve në Twitter. 36-vjecari ka bërë një deklaratë duke dashur të pastrojë emrin e tij nga çdo gjë.

“I hetuar dhe i ndjekur për më shumë se një vit në të gjithë planetin. Zero perversitete seksuale apo imoralitete. Kundërshtarët e mi nuk duan ta kuptojnë, unë jam më i pastër se 99.9% e njerëzve që hasni çdo ditë,”-u shpreh Tate.

Andrew Tate dhe vëllai i tij ndodheshin në burg në Rumani, pasi mbi to rëndonte akuza për trafik seksual, përdhunim dhe pastrim parash.

Ishin autoritetet rumune ata që hynë për të arrestuar dyshen në shtëpinë e tyre. Ata janë mbajtur në paraburgim për tre muaj, por së fundmi u liruan dhe u vunë në arrest shtëpie.

Hetimi është ende në vijim dhe fakti që tani janë në arrest shtëpie nuk do të thotë se është fillimi i fundit të halleve të tyre.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco