Ish i dashuri i kësaj banoreje bëhet pjesë e shtëpisë së 'Big Brother VIP'

Ish i dashuri i kësaj banoreje bëhet pjesë e shtëpisë së 'Big Brother VIP'

14:19, 15/03/2023
A+ Aa A-

Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP” u bashkuan dhe dy konkurrentë të rinj, Gerti Hoxha dhe Lorenc Hasrama, ku ky i fundit duket se është dhe ish i dashuri i një prej banoreve të shtëpisë.

Bëhet fjalë për Keisi Medinin, me të cilën këngëtari ka pasur një romancë disa kohë më parë. Në momentin e transmetimit të klipit të tij, kamera fokusoi disa herë Keisin dhe Sabianin për të treguar reagimin e tyre.

Kujtojmë se i eliminuari i mbrëmjes së djeshme ishte pikërisht Sabiani i cili hyri brenda shtëpisë me një mision për të qenë pranë të bijës pasi ishte fillimisht kundër romancës së saj me Kristin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco