'A ka protestë për jetë luksi? Fisnik Syla reagon sërish ndaj Fjolla Morinës

'A ka protestë për jetë luksi? Fisnik Syla reagon sërish ndaj Fjolla Morinës

09:38, 15/03/2023
A+ Aa A-

Prej disa ditësh, këngëtarja Fjolla Morina ka tronditur rrjetin me deklaratat e saj shokuese për ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën.

Ajo tregoi hapur se ka pasur kërcënime ndaj saj dhe vajzës, madje kërkoi edhe ndihmën e popullit.

Disa ditë më parë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Fjolla bëri thirrje publike për një protestë të dielën në sheshin e Prishtinës, për t’i dalë në mbrojtje asaj dhe vajzës së saj.

Mirëpo kjo protestë dështoi pasi në shesh nuk u pa askush në mbështetje të këngëtares.

E lidhur me këtë dështim të protestës, ka reaguar ish-burri i saj, sipërmarrësi Fisnik Syla.

Si për t’u tallur, ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në TikTok një video, ku shihet në xhakuzi, teksa shkruan në mbishkrimin e saj: “A ka ndonjë protestë për jetë lluksi”.

Çfarë ka ndodhur mes tyre?

Fjolla Morina ka akuzuar se Fisniku ia ka vendosur armën në çantë, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 2020. Këngëtarja u arrestua nga policia pasi i zbuluan armën, tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Fjolla, nënë e dy vajzave po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e në atë kohë, tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj, duke marrë fajin përsipër. Ajo u dënua e madje u mbajt në ‘arrest shtëpie’ për disa muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco