‘Nuk do dal me sëpatë në dorë’/ Fotini ‘përplaset’ me Qetsorin: Ma ka vështirësuar qëndrimin

‘Nuk do dal me sëpatë në dorë’/ Fotini ‘përplaset’ me Qetsorin: Ma ka vështirësuar qëndrimin

21:45, 14/03/2023
A+ Aa A-

“Prime” i sotëm nisi me debate nga banorët e rinj. Të pyetur nga Arbana Osmani se kush e lë shtëpinë sonte, disa prej banorëve u shprehën që del Fotini për shkak se ajo ka qenë pasive në shtëpi.

Ajo u shpreh se nuk është pritur shumë mirë nga banorët, më në veçanti nga Qetsori. Pas kësaj deklarate, nisën debatet mes tyre.

Biseda:

Fotini: Qetsori ma ka bërë të vështirë qëndrimin këtu në shtëpi. Megjithatë edhe po dola sonte, nuk e kam problem. Nuk mund të futesha këtu dhe të dilja me sëpatë në dorë.

Qetsori: Nëse ajo e marrë për bezdi komentet e mia, nuk di çfarë të them. Më shumë e ka bezdisur Luizi.

Fotini: Këto bisedat për skuadrat janë pak të shpeshta.

Luiz: Unë nuk e kam bezdisur. Unë i kam thënë mos bëj gabim të pozicionohesh në grupe.

Fotini: Unë dua të luaj vetëm këtu. Më mirë të dal sonte dhe jam okej. Qetsori, Olta dhe Sabiani janë një skuadër. Sabiani rri edhe me Luizin. E kupton Arbana çfarë bëhet këtu?

Olta: Fotini, shiko se e ka marrë shumë seriozisht. Ne kemi folur në kontekstin e shakasë. Dhe nga të tjerët ke pasur shumë oferta.

Fotini: Unë nuk kam për ta ndryshuar veten time. Dua të jem me Nitën dhe Antonetën. Ne kemi një perceptim ndryshe për situatën këtu brenda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco