Keisi përplaset me Kristin, çfarë ndodhi mes çiftit? Modelja bëhet ‘xheloze’ për…

Keisi përplaset me Kristin, çfarë ndodhi mes çiftit? Modelja bëhet ‘xheloze’ për…

09:43, 14/03/2023
A+ Aa A-

Kristi dhe Keisi janë çifti i dytë që u krijua në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Së fundmi ata patën një debat me njëri-tjetrin ku shkak u bë një veprim i Kristit të cilin modelja nuk e pëlqeu aspak.

Shkak u bë vizatimi që ai kishte bërë për Oltën në kuzhinë. Sipas tij, aktorja i kishte kërkuar ta vizatonte por kur Keisi e kishte pyetur se cila ishte vajza që kishte vizatuar, Kristi i tha se ishte ajo.

Por modelja kishte dalluar shkronjën “O” që ai kishte shkruajtur anash pikturës duke lënë të kuptohej se vizatimi ishte për Oltën.

Pasi u largua aktorja, këngëtarja i kërkoi shpjegim Kristit se cila ishte arsyeja që e gënjeu dhe më pas i kërkoi që të mos i fliste më dhe t’i qëndronte larg saj, ndërkohë që Kristi po përpiqej ta qetësonte partneren e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco