‘Ka qenë vit i vështirë për mua’, Shakira flet sërish për ndarjen nga Pique: Kam duruar një mal me m*t…

‘Ka qenë vit i vështirë për mua’, Shakira flet sërish për ndarjen nga Pique: Kam duruar një mal me m*t…

17:10, 13/03/2023
A+ Aa A-

Shakira bashkë me producentin Bizarrap ishin të ftuarit specialë në episodin e fundit “Late Show “të Xhimi Fallon.

Të dy folën për suksesin e këngës “Music Sessions Vol. 53” hiti i superklikuar që u krijua nga dëshira e këngëtares për t’iu kundërvënë ish partnerit, Gerard Pique.

“Kjo këngë u bë një hit dhe frymëzim për shumë femra. Pata një vit të vështirë pas ndarjes dhe u detyrova t’i bëja ballë një mali me m*t. Kjo këngë ishte shumë e rëndësishme dhe më ndihmoi të kontribuoj për një botë më të mirë. Është një këngë që lidhet ngushtësisht me mua, por u referohet edhe shumë femrave të tjera që kishin nevojë të shfrynin, njëlloj si unë”, deklaroi Shakira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco