Pas akuzave të forta të Fjolla Morinës, vjen reagimi i ish-partnerit të këngëtares: Nuk merrem me një psikopate dhe drogaxhie…

Pas akuzave të forta të Fjolla Morinës, vjen reagimi i ish-partnerit të këngëtares: Nuk merrem me një psikopate dhe drogaxhie…

16:20, 13/03/2023
A+ Aa A-

Fjolla Morina ka bërë disa deklarata të forta për ish-partnerin e saj  Fisnik Sylën, ku e ka akuzuar se arma për të cilën ajo u arrestua ishte e tija dhe se ai i kishte kërcënuar me jetë vajzën e saj.

Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i tij ku gjatë një ‘Live’, thekson se nuk dëshiron të flasë për njerëz që shajnë dhe familjen e tyre ndërsa e quan këngëtaren ‘psikopate dhe drogaxhie’.

“O njerëz dëgjoni, s’kam ça me fol për atë njeri. Një njeri që e shan nënën e vetë, vëllain e vetë, ul familjen e vetë, për mua nuk është njeri. S’ja vlen me fol. Me një njeri psikopat, drogaxhi, nuk fol dhe nuk merrem me të. S’ja vlen të flas për të dhe mos bëni më pyetje.”, tha Syla.

Kujtojmë se dyshja i dhanë fund martesës së tyre vitin e kaluar në një formë shumë misterioze, teksa thumbat ndaj njëri-tjetrit ende vazhdojnë.  Fjolla ka pas publikuar thënie të ndryshme në InstaStory, si dedikim për dikë pa emër, edhe Fisniku shfrytëzoi rrjetet sociale për të publikuar diçka. Ai ndau me fansat e tij në TikTok një video, ku shihej me një shumë të madhe parash, teksa i mbante si telefon.

Kujtojmë se gjatë një interviste të dhënë disa kohë më parë, Fisniku u pyet  nëse ekzistojnë shanset për tu ribashkuar me Fjollën.

Ai tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë kurrë, duke e përshkruar si “një gotë që s’thyhet, e cila nuk mund të kthehet siç ishte”. “Unë nuk vuaj për një njeri që nuk ta di vlerën dhe i bie pishman pastaj, është gjithçka me vonesë. Ne bricjapët kemi pak kokën e fortë kështu që nuk ka shanse për kthim”, u shpreh ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco