‘Me mua në shtëpi apo në BBV’? Pas surprizës emocionuese me Keisin, Sabiani banori më i ri i formatit

‘Me mua në shtëpi apo në BBV’? Pas surprizës emocionuese me Keisin, Sabiani banori më i ri i formatit

22:23, 04/03/2023
A+ Aa A-

Nga një edicion në tjetrin, Sabiani duket se tashmë ja mori dorën prezencës së tij në formatin e BBV.

Zyrtarisht, Arbana sapo na njohu me banorin më të ri të këtij edicioni, Sabianin.

Ky i fundit ka zhvilluar një takim mjaft emocionues me vaj\ën e tij Keisi, njëkohësisht banore e këtij formati.

Gjatë bisedës ai u shpreh se nuk është dakord me lidhjen e krijuar mes saj dhe Kristit

Pjesë nga biseda:

Sabiani: Unë u çmenda. Çfarë folëm ne kur u bërë pjesë e BBV’? Nëse nesër do të jesh në pyll, si do të mbijetosh, apo do të bëhesh preja e gjithçkaje.

Keisi: Unë nuk dëgjoj asnjëri, ti e di shumë mirë këtë. Unë nuk e di sesi është parë atje jashtë

Sab: Ti je 24 orë para kamerave, dhe situata është e tillë. Ti je princeshë dhe në çdo cep të botës ka princa të kaltër, dhe si e tillë ti do ta zgjedhësh vetë princin. Nuk kam më besim edhe pse ti shpresoj se nuk ke bërë asnjë gabim. Unë të porosita që të mbash zemrën e bardhë që ke, por rrëshqite. Je bërë preja e dikujt.

Keisi: JO, unë nuk jam preja e askujt

Sabiani: Ka 22 vite që kam qëndruar mbrapa teje dhe kisha besim tek ty. Ti më ke ngjarë mua dhe unë jam krenar për ty, por jo kështu. Hajde ikim në shtëpi, që të dy, ose rrimë të dy.

Moderatorja e programit njoftoi se Sabiani do të jetë zyrtarisht banori më i ri i shtëpisë.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco