Kush hyn sonte në 'Big Brother Vip' si banor, Sabiani apo Roberti?

Kush hyn sonte në 'Big Brother Vip' si banor, Sabiani apo Roberti?

20:51, 04/03/2023
A+ Aa A-

Prej disa ditësh në rrjet përflitej se po përflitet se babai i një prej banoreve të BBV do te hy si banor i ri ne shtëpi.

 Kaq mjaftoi qe ndjekësit të mendojnë se bëhet fjalë për Robertin, apo për Sabianin.

Të gjitha këto aludime erdhën pas krijimit të romanacës së dashurisë mes Keisit dhe Kristit, ku mesa duket Sabiani nuk e ka pritur fare mirë.

Si duket, ai i ka harruar deklaratat se vajza e tij kishte të gjithë lirinë e botës për të bërë çfarë i do qejfi në “Big Brother VIP”.

Lidhjen e tyre Sabiani e ka kundërshtuar hapur që në momentin që doli në pah lidhja e Kristit jashtë Big Brother VIP. Madje, babai i Keisit shkoi deri aty sa fshiu të gjitha fotot me të bijën në Instagram dhe e hoqi nga ndjekësat.

Vlen të theksohet se edhe videot e fundit të Sabianit në TikTok janë sa komike aq edhe thumbuese.

‘Sonte do bëj dëme’ është videoja më e fundit e publikuar nga këngëtari në aplikacionin ‘TIK-TOK’.

Epo, le të shohim e çfarë ka rezervuar nata e sotme në shtëpinë më të famshëm në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco