Olta nuk kursen ironitë ndaj Luizit: Do shkojë te pesa nëse nuk e fiton BBV

Olta nuk kursen ironitë ndaj Luizit: Do shkojë te pesa nëse nuk e fiton BBV

14:43, 04/03/2023
A+ Aa A-

Olta Gixhari është e bindur, se nëse Luizi nuk fiton ‘Big Brother VIP Albania’ do çmendet. Banorja, lëshoi këtë deklaratë mëngjesin e sotëm, teksa ishte duke provokuar Luizin. Ky i fundit, i bëri të ditur se po flet me një person që ka targa ‘CD’ (diplomatike), e më pas tha se tani ka targa ‘FT’ (fitues).

 “Unë jam me targa CD moj Oltë e merresh me mua, tani jam me targa FT, fitues”

Kjo acaroi Oltën e cila tha më pas deklaratën e fortë. Ajo shtoi se Luizi gjatë gjithë kohës sillet sikur do jetë fitues i këtij edicioni. Olta u shpreh e bindur, se në rast se nuk ndodh, Luizi do bëhet keq, aq sa të përfundojë te ‘5’ (spitali numër 5 në Tiranë, aty ku shtrohen personat me probleme të shëndetit mendor).

“Bravo shumë bukur, po mos ta fitosh çfarë do bësh? Ky do shkojë te 5 po mos ta fitojë, do kalojë, e kam me vërtetë që ky do kalojë. Ky nuk e mendon se nuk do ta fitojë. Ky çdo ditë sillet si fitues. Dhe realisht, nëse ndodh që nuk e fiton, ky do dalë nga trutë”-tha Olta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco