Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Bashkëpunëtorët e Ramës në dyert e SPAK

‘Luizi i sëmurë, ka shkuar në spital, del të shtunën’/ E vërteta e lajmeve rreth shëndetit të këngëtarit

‘Luizi i sëmurë, ka shkuar në spital, del të shtunën’/ E vërteta e lajmeve rreth shëndetit të këngëtarit

11:22, 04/03/2023
A+ Aa A-

Rrjeti ‘ka shpërthyer’ ditën e djeshme nga teoritë se Luizi ka qenë në spital ditët e fundit. Në Tik-Tok, është bërë me dije, se Luizi ka shkuar për të kryer analizat, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë.

Dhe nëse përgjigjet dalin për atë çfarë dyshohet, këngëtari do të linte lojën gjatë spektaklit të së shtunës. 

“Luizi ka qenë, ka bërë analizat i shoqëruar sikur po çonin një kriminel, normale se “Big-u” ka rregulla. Dhe më pas në dhomën ku ka qenë Luizi, kanë ndenjur vetëm dy infermieret. Analizat e Luizit nuk janë ato të Shefqet Ndroqit, por këto që janë bërë para dy ditëve, të cilat janë në pritje për të dalë dhe nëse ato analiza dalin jo të mira ai do të largohet nga loja.

E keni vënë re shumë mirë që ai e ka thënë vetë që të shtunën do dalë sepse i është komunikuar që nëse nuk dalin mirë, duhet të largohet, ndaj si rrjedhojë ai zarfi mund të jetë për të”– thuhet në story-n e dytë.

Ndjekësit e lidhin këtë lajm me faktin se shpesh Luizi ka thënë se të shtunën mund të dal nga ndonjë zarf i zi. Por në fakt asgjë nga ato që thuhen nuk janë të vërteta. Luizi nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother për analiza, dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, ndaj edhe qëndrimi i tij në shtëpi do të vijojë, të paktën për sa kohë nuk shkel rregullat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco