‘Je dobësuar shumë!’ Semi Jaupaj: ‘Nuk është mirë të vihet në dukje...'

‘Je dobësuar shumë!’ Semi Jaupaj: ‘Nuk është mirë të vihet në dukje...'

15:39, 17/05/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja Semi Jaupaj me anë të një postimi në ‘Instastory’ thekson fjalinë që ka dëgjuar shpesh së fundmi.

Bëhet fjalë për peshën e saj, e cila duket disa kilogramë më pak.

‘Semi je dobësuar shumë’, e nis ajo shkrimin dhe më pas tregon se po, është e vërtetë që është dobësuar dhe se lëvizja e peshës ndonjëherë ndodh pa dëshirë.

E di që jam dobësuar, minimumi e shoh te rrobat që më rrinë të mëdha. Ndonjëherë ndodh pa dëshirë lëvizja e peshës.

Gjithashtu, ajo ‘qortoi’ komentuesit, duke shkruar se nuk është mirë që të vihet në dukje qoftë dobësimi, qoftë shëndoshja.

Nuk është shumë mirë të vihet aq shumë në dukje si për ‘je e dobët’ ashtu edhe për ‘je e shëndoshë’.

Megjithatë, ajo përfundoi shkrimin e saj duke thënë që nuk e bezdis fakti që është dobësuar, shoqëruar me një emoji zemër të bardhë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco