Fedez-Iovino, shfaqen pamjet e sherrit dhe fotoja e trajnerit personal me shenjat e dhunës

Fedez-Iovino, shfaqen pamjet e sherrit dhe fotoja e trajnerit personal me shenjat e dhunës

15:50, 17/05/2024
A+ Aa A-

Debati mes Fedez dhe Cristiano Iovino në klubin e natës, më pas dhunimi i trajnerit personal jashtë shtëpisë së tij dhe në fund Fedez hetohet për sherr, rrahje dhe lëndim. Por çfarë ndodhi në të vërtetë në fundjavën mes 21 dhe 22 prillit? Detaje të reja mbërrijnë nga kamerat e klubit të natës “The Club”: në pamje shihet Fedez duke u qetësuar dhe larguar nga sigurimi i klubit. Ai është mjaft i acaruar, me të është truproja, Christian Rosiello.

Image

Të gjithë përfundimisht "përcillen" jashtë nga sigurimi. Pak më parë, rreth orës tre të mëngjesit, në dhomën private të klubit kishte ndodhur sherri. Ka pasur shtytje, kërcënime dhe ofendime mes Iovino-s, Fedez-it dhe “njerëzve të tij” – siç tregohet nga kamerat.

Pse u ndez sherri nuk është e qartë: flitet për një mosmarrëveshje të vjetër mes Iovino-s dhe Fedez-it, teksa dyshimet e tjera janë se trajneri personal kishte ngacmuar vajzën që ishte me reperin. Hetimet, megjithatë, sapo kanë filluar.

E sigurt është se më pak se një orë më vonë trajneri personal u sulmua nga shtatë-tetë persona jashtë shtëpisë së tij në “Parco Vittoria”. E përjavshmja 'Gente' sapo ka publikuar një foto të Cristiano Iovinos me shenjat e rrahjes. Në foton e bërë disa ditë më vonë, mund të shihni dy plagë: një në ballë dhe një në buzë.

Image

Trajneri personal nuk ka bërë denoncim, por në dokumentet e hetimit- me Fedez nën hetim - ka një video që regjistron rrahjen. Iovino, siç raporton 'Corriere della Sera', ndalohet jashtë ndërtesës, mbërrin një furgon i zi, nga i cili dalin sulmuesit dhe e godasin.

Image

Në pamjet nga kamerat e klubit të natës shihet edhe një vajzë bjonde. Në fillim të gjithë u bindën se ishte Ludovica di Gresy, 22 vjeç, mike e Fedez dhe në qendër të thashethemeve pas ndarjes së reperit me Chiara Ferragni. Vajza, megjithatë, në një intervistë për 'Messaggero' mohoi jo vetëm të ishte e pranishme në rrahje, por edhe të kishte qenë në "The Club" atë mbrëmje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco