Kylie Jenner riktheu trendin më të lezetshëm për thonjtë

Kylie Jenner riktheu trendin më të lezetshëm për thonjtë

16:46, 17/05/2024
A+ Aa A-

Për gocat e famshme nuk mjaftojnë vetëm ngjarjet e mëdha të modës apo eventet e rëndësishme për të qenë protagoniste me veshjen, aksesorët, detajet dhe gjithçka tjetër sa i takon pamjes së jashtme.

Kylie Jenner në fakt, ka qenë gjithnjë një ikonë stilit në rrjetet sociale, sidomos në pjesën e grimit dhe kjo jo vetëm për faktin se zotëron një kompani gjigante kozmetike.

Image

Vëmendja këtë radhë është tek thonjtë e saj! Mjaftuan disa foto dje në Instagram që gocat të mbanin shënim trendin e ri të manikyrit për këtë sezon. Teksa mbante në dorë një smoothie në shoqërinë e grimierit të saj, duket se përtej pijeve që dukeshin aq të shijshme, fokusin e morën thonjtë në nuancë Chrome.

Image

Kur bëhet fjalë për thonjtë, Kylie ka filluar të zgjedhë gjithnjë e më shumë versione të shkurtra ose në formë bajameje, në krahasim me modelet e mëparshme stiletto.

Image

Nëse nuk e keni provuar ende këtë trend thonjsh, ky sezon është koha e përsosur. Nuanca duket fantastike nën efektin e diellit, pra çfarë mund të jetë më shkëlqyese dhe pranverore se kaq? Ose nëse nuk mjaftoheni me këto prova, mjafton të çoni foton e thonjve Chrome të Kylie Jenner tek estetistja juaj dhe gati për modelin më yll të stinës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco