Fansat mund të qetësohen më në fund, përqafohen Kiara dhe Luizi

Fansat mund të qetësohen më në fund, përqafohen Kiara dhe Luizi

19:52, 02/03/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito pas diskutimit të gjatë mes tyre kanë vendosur t’i rregullojnë raportet.

Çifti i popullarizuar i Big Brother VIP Albania për tri ditë kanë pasur krisje në marrëdhënien e tyre dhe kjo i ka shqetësuar fansat e shumtë që e përcjellin spektaklin televiziv.

Këngëtari është përpjekur në disa raste që t’i afrohet partneres së tij, mirëpo ajo e ka refuzuar.

Dhe gjatë ditës së enjte, ata kanë biseduar vetëm duke reflektuar mbi atë që ka ndodhur, ndërkohë që Luizi dukej shumë i pikëlluar dhe nuk bënte asgjë.

Pas një periudhe të gjatë qëndrimi të distancuar, çifti është pajtuar dhe kanë bërë një përqafim të gjatë.

Biseda në lidhje me marrëdhënien dhe sjelljet mes tyre ka vazhduar edhe pas përqafimit të Kiarës me Luizin. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco