Afrim Agalliu në ‘A Show’/ ‘Ju tregoj të pathënat e Parodistëve së Vlorës, ja ndikimi i humorit të të rinjtë sot’

10:13, 01/03/2023
A+ Aa A-

Parodia për aktorët e Estradës së Vlorës është zhanri më i bukur, dhe sipas tyre sekreti qëndron sepse përmes saj vijnë hallet dhe problemet që ka shoqëria. Parodistët e Vlorës prej dekadash janë një trupë profesioniste estrade, që kanë marrë jo pak vlerësime nga publiku.

Një trupë profesioniste me artistë të afirmuar, që dhe sot pas kaq dekadash edhe pse të reduktuar në numër, ata vijojnë me po të njëjtin pasion për punën duke sjellë humorin e bukur, që pëlqehet nga publiku.

Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Liko, Mane Lumani kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në artin e bukur të humorit.

Teksa ishte i ftuar në ‘A Show” në Syri Tv me Adi Krastën, Afrim Agalliu ndau disa eksperienca të veçanta të ushtrimit të profesionin të tij në dekada, tashmë.

Adi krasta: Sot bëhet humor gjithandej, por çfarë mendojnë të rinjtë për humorin e dikurshëm?

Afrim Agalliu:“Fakti që të rinjtë nuk kanë më atë interes që kanë pasur për humorin e hershëm, do të thotë që nuk jemi aq në vëmendjen e tyre, kështu që të rinjtë kanë preferencat e tyre dhe kjo është normale. Koha kur ne kemi bërë humor ka qenë tjetër, të rinjtë kanë pasur tjetër mentalitet, sot ka evoluar koha dhe kanë ardhur të rinj që kanë mendimet e tyre që unë ndoshta nuk i perceptoj dot".

Ky brez është edukuar me një lloj humori që nuk i përshtatet brezit tonë dhe ne jemi të formuar me një humor i cili ka një mesazh, ku përgjithësisht i përket të gjitha kohërave, qoftë 30 apo 50 vite më parë. Materialet tona që ne kemi transmetuar kanë qenë materiale me mesazh dhe vazhdojnë të mbeten ende të tillë, në të kundërt ne nuk mund të bëjmë humor me banalitet.

Adi Krasta: Ju keni trajtuar veten në atë kohë si 4 muskutjerët, së bashku me Agronin, Muhametin dhe Manen, mirëpo nëse do më kishe pyetur mua nëse do të kisha lidhur me atë grup, ju sot jeni pak më ‘Beatles’....koha ka kaluar edhe a ka pasur momente ku në këtë katërshe ka pasur përplasje?

Afrim Agalliu: “Për hir të së vërtetës jo çdo gjë ka vajtur vaji, natyrisht. Unë them se nuk kemi arritur në ekstreme por që kemi pasur përplasje, kemi pasur. Ajo që është kryesorja pra përplasja jonë kryesore ka qenë rrahja e mendimeve për të arritur në përfundimin e një materiali. E gjitha kjo ka të bëjë më kërkesat për të arritur në fund të mirë.

Këto gjëra janë të punës pra të krijimtarisë dhe po të dëgjojë kur fillonte momenti i krijimtarisë sonë unë kisha një ide dhe e shpalosja më hidheshin shokët dhe njëri thoshte më pëlqen tjetri jo.

Problemi ishte që ne kishim një marrëveshje mes njëri tjetrit që nëse jemi katër veta tre janë dakord dhe një është kundër atëherë me shumicë do të fitonte.

Adi Krasta: Në një nga intervistat që ti ke dhënë ke folur për shumë njerëz që kanë ndikuar në krijimtarinë tuaj, më fol pak për Leka Krutën pasi ne nga Tirana e donim shumë natyrën e tij të rrëmbyeshme?

Afrim Agalliu: "Leka ka qenë në një farë mënyrë si baba, pasi ne nuk e thërrisnim në emër, por babë Leka. Kjo ka pasur mjaft domethënie sepse Leka përveç se një artis i madh është një nga aktorët më të rëndësishëm, aktor i jashtëzakonshëm dhe i mrekullueshëm.

Mbi të gjitha, ishte një njeri i mrekullueshëm dhe ishte me shumë temperament. Mirëpo më vonë filloi të ankohej për ndonjë problem shëndetësor, edhe për moshën që kishte, dhe me shaka i thoja :Simpre, giovani’, dhe më thoshte “ma che govani”.

Unë dhe Agroni e kemi mbushur moshën e pensionit, megjithatë jemi ende në Teatër me rrogë dhe na kanë thënë se nuk do të dilni në pension dhe jemi aty të pranishëm. Kështu që kjo fama tani nga fundi nuk më bën më përshtypje, dhe më duket sikur jam ende aktiv si më parë.

Klea Sula/ Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco