‘Ëndërrova të kisha një familje’, Shakira rrëfen gjithçka: Besova se gruaja ka nevojë për një burrë, por qënka gënjeshtër

‘Ëndërrova të kisha një familje’, Shakira rrëfen gjithçka: Besova se gruaja ka nevojë për një burrë, por qënka gënjeshtër

17:55, 28/02/2023
A+ Aa A-

Momenti i të vërtetës ka mbërritur për Shakirën. Këngëtarja kolumbiane dha intervistën e saj të dytë që nga ndarja me futbollistin Gerard Pique në fund të vitit të kaluar.

Në një bisedë me gazetarin meksikan Enrique Acevedo të rrjetit Televisa, ajo shpjegoi se si ndikoi ndarja tek ajo, aq më tepër që ishte për shkak të një tradhtie. Ajo deklaroi se i është dashur të mësojë të rindërtojë veten pas diçkaje që dukej si një tragjedi në jetën e saj personale.

"Besova edhe historinë se një grua ka nevojë për një burrë për të kompletuar veten, një familje”, tha Shakira, “Edhe unë kisha atë ëndërr për të pasur një familje, ku fëmijët do të kishin një baba dhe një nënë nën të njëjtën çati. Jo të gjitha ëndrrat në jetë përmbushen, por jeta gjen një mënyrë për të të kompensuar disi dhe mendoj se me mua ka më shumë sesa kompensuar me këta dy fëmijë të mrekullueshëm që më mbushin me dashuri çdo ditë dhe kam gjithashtu zbuluar se ajo përralla ku një grua ka nevojë për një burrë është gënjeshtër."-tha Shakira.

Më tej, ajo tregoi edhe për rindërtimin e vetes dhe varësinë emocionale nga Pique. “Unë kam qenë gjithmonë e varur emocionalisht nga meshkujt, duhet ta pranoj”, tha ajo. “Kam qenë e dashuruar me dashurinë dhe mendoj se kam mundur ta kuptoj atë histori nga një këndvështrim tjetër. Sot ndjej se jam mjaftueshëm për veten time dhe besoj se kur një grua përballet me sfidat e jetës ajo del më e fortë dhe nga ai moment, ajo i ka njohur dobësitë e veta, e pranon cenueshmërinë e saj, duke shprehur atë që ndjen, atë dhimbje. Tani ndihem e kompletuar."-tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco