FOTO/ Mozzik na zbulon një moment nga projekti i ri me Efi-n! Ja kur publikohet klipi

FOTO/ Mozzik na zbulon një moment nga projekti i ri me Efi-n! Ja kur publikohet klipi

17:19, 28/02/2023
A+ Aa A-

Reperi Mozzik do sjellë për publikun një këngë të re, e cila quhet ‘Fatkeqësi’. E veçanta e këtij projekti, është protagonistja e saj, ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Efi. Mozzik ka zbuluar se kënga do publikohet me datë 2 mars, në orën 23:59.

“Me date 2 Mars e enjte në ora 23:59h publikohet projekti i ri “Fatkeqësi “ a jeni gati ? 🌺 #2EUROGANG“- shkruan Mozzik në ‘Instagram’.

Siç shihet edhe në foton që ai ka postuar në Instagram, Efi gjendet pranë tij brenda makinës. Nuk dihet ende nëse kënga flet për një histori dashurie, apo është zhaner tjetër. Momentet e xhirimit të klipit janë shpërndarë edhe më herët nga dyshja në rrjetet sociale. Madje, Mozzik tërhoqi kuriozitetin e njerëzve duke ndarë në ‘Tik Tok’ dy video me Efin, të cilat ngjallën shumë komente.

Të shumta ishin ato që aludonin për një lidhje romantike mes dyshes. Nëse janë të vërteta, mbetet për t’u parë!

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco