Nëna e Kristit flet për herë të parë për Kejsin! Harron lidhjen e djalit të saj jashtë?

Nëna e Kristit flet për herë të parë për Kejsin! Harron lidhjen e djalit të saj jashtë?

18:04, 24/02/2023
A+ Aa A-

Loja e Krist Aliajt brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ po bëhet interesante. Themi këtë pasi djali i Robert Aliajt, ka nisur një romancë me Keisin, vajzën e Sabianit. Lidhja e tyre po tërheq shumë vëmendjen e publikut e ata të dy, janë shumë të interesuar për të ditur sesi po shihen nga jashtë. Nëna e Kristit, Mimosa Aliaj ka dhënë një mesazh publik për të birin. Sot në ‘Shtëpia Live’ nëna e Kristit pranoi se po e ndjek djalin e saj në çdo hap që ai bën brenda show-t.

Po ashtu, ajo pranoi se e ndjek edhe kur është me Keisin, duke dhënë në këtë mënyrë aprovimin për lidhjen e tyre, duke mos përmendur aspak bujën e madhe që po bëhet pas deklaratës së të dashurës së Kristit jashtë shtëpisë, Zazën.

“Kristi që kur pranove të ishe pjesë e BBV pashë nevojën tëndë për të dalë nga zona e komfortit dhe për të shtyrë limitet e njohjes së vetvetes. Unë kam qënë që në fillim entuziaste për pjesëmarrjen tëndë. Duke vlerësuar inteligjencën dhe stabilitetin emocional, racionalitetin, thellësinë e gjykimit, qetësinë dhe serenitetin që të karakterizon. Tani më duket sikur po jetoj dy jetë paralele, jetën reale këtu në shtëpi dhe atë virtuale në ekran. Të shikoj vazhdimisht kur fle, kur ushqehesh, kur bën fitness kur debaton, ku je me Kejsin. Ndoshta ngaqë më ka marrë malli shumë por për arsye të tjera, aty janë krijuar situata shumë të vështira. Kur shpesh ka pasur edhe energji negative, kërcënime e dhunë ndaj banorëvë të shtëpisë. Është  e vërtetë që aty bëhet një rol dominance.”

Mirëpo, ajo ndihet shumë e zhgënjyer për komentet, ofendimet dhe kërcënimet e publikut për banorët dhe familjarët e tyre.

“Ndihem e lumtur që ke zgjedhur të jesh vetvetja. Ndihem shumë e zhgënjyer si qytetare por mbi të gjitha edhe si prind për histerizmin kolektiv, të turmës në rrjetet sociale, për fyerjet e rënda, shantazhin dhe denigrimin që iu është bërë banorëve dhe familjarëve të tyre. Jam pa fjalë që shpifjet dhe gënjeshtrat sundojnë mbi të vërtetën.

Kristi mami të përqafon fort dhe të pres jashtë!”

Po ashtu, ajo deklaroi se nuk është zhgënjyer nga loja e Kristit duke thënë se ai nuk e ka tradhëtuar aspak veten, pavarësisht debateve e provokimeve që bëhen.

“Këtë lojë e ke përballur me forcën e llogjikën e argumentit. Cfarë nuk më ka zhgënjyer nga ti, është se ti për hir të Big Brother nuk e ke tradhëtuar veten, kjo është shumë e rëndësishme.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco