Java e Modës në Milano, të gjithë sytë nga Dua Lipa

Java e Modës në Milano, të gjithë sytë nga Dua Lipa

15:41, 24/02/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, duket se di shumë mirë se si të kujdeset që, kudo ku shkon, të gjithë prozhektorët të drejtohen drejt saj.

Këtë herë ajo është shfaqur rrëzëlluese në aktivitetin e organizuar në Itali, me rastin e Javës së Modës në Milano, ndërsa duket se edhe këtë herë ka guxuar fort me paraqitjen e saj.

Dua Lipa u shfaq me një dantellë të zezë rrjetë të tejdukshme dhe poshtë kishte veshur të brendshme të zeza, si edhe një palë taka të zeza.

Në dorë, Dua Lipa mbante një çantë të kuqe në formë zemre.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco