‘Kokë në kokë në nominim’/Ja çfarë llogarish bëri Olta para heqjes së litarit të sfidës

‘Kokë në kokë në nominim’/Ja çfarë llogarish bëri Olta para heqjes së litarit të sfidës

12:51, 24/02/2023
A+ Aa A-

“Vëllai i Madh” organizoi një lojë, e cila ndau banorët në grupe dhe sipas grupit përkatës, banorët duhet të qëndronin të lidhur me njëri-tjetrin. Kush hiqte rripin, dilte në nominim.

Dhe gjejeni pak kush e bëri: Luizi dhe Olta.
 
Luizi e nxiti Oltën që të shkonin “në një finale të parakohshme”. “Tregoje veten! Unë dhe ti në nominim. Hiqe rripin dhe mbyllja gojën të gjithëve! Shqipëria mban frymën! Ose ti, ose unë në këtë në Shqipëri”, i tha Luizi – Oltës.
 
Ajo e hoqi, por sigurisht, jo kaq e nxitur nga Luizi, pasi edhe e kishte menduar paraprakisht, por edhe sepse bëri disa llogari, të cilat ia tregoi Armaldos.
 
“E hoqa rripin, sepse me heqjen e rripit nga ana e Luizit, grupi ynë nuk ka imunitet, është i nominueshëm. Pra, ne jemi të nominueshëm. Përderisa jemi të nominueshëm, unë heq rripi dhe e bëj si burrat! Njëri nga këta do të dalë në nominim si vdekja!”, i tha Olta Armaldos.

Rikujtojmë se produksioni mund të mos e nxjerrë në nominim kokë më kokë Oltën dhe Luizin pasi është ende herët për ta parë një përballje të tillë. Kështu që në nominim mund të shkojnë 3 persona njëkohësisht, ndaj presim ditën e shtunë në mbajtjen e spektalit për të parë vijimësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco