Elvis Pupa pjesë e 'BBV'? Aktori i bëri ‘lëmsh’ të gjithë me deklaratën e tij

Elvis Pupa pjesë e 'BBV'? Aktori i bëri ‘lëmsh’ të gjithë me deklaratën e tij

10:13, 24/02/2023
A+ Aa A-

Elvis Pupa është një personazh shumë i dashur për publikun. Aktori i humorit është larguar prej disa vitesh nga Shqipëria duke u shpërngulur në Shtetet e Bshkuara të Amerikës.

Dhe pse larg, Elvisi është goxha aktiv në rrjetet e tij sociale ku publikon video të ndryshme humoristike për të qenë sa më pranë ndjekësit e tij. Mirpo së fundmi aktori i ka habitur të gjithë me postimin e tij duke i bërë të mendojnë se shumë shpejt do i rikthehet ekraneve shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtari i ‘’jep mundësinë’ ndjekësve të tij të japin sugjerimet e tyre se ku kanë dëshirë ta shikojnë aktorin. Detaji që ngriti dyshimet se Elvisi mund të jetë shumë shpejt banori më i ri i “Big Brother VIP” ishte që ata ta shikojnë si është ai në një reality-show dhe jo duke aktruar.

Image

Postimi i Elvis Pupës:

“Respekte! Për të gjithë ju që më keni shkruar në inbox dhe më pyesni “Kur do të të shohim prapë live?”

Meqë “Plumbi del me plumb”, unë po i përgjigjem pyetjes me pyetje: Ku do kishit qejf të më shikonit tani afër, jo në rol por live, kështu “si natyra më krijoi”:

Te marketi i lagjes?

Në autobusin e unazës?

Apo në ndonjë reality-show…?”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco