Nga takimi me ish-bashkëshortin, raporti me Xhonatanin dhe deri tek detajet e pathëna të 'BBV' rrëfehet Diola

Nga takimi me ish-bashkëshortin, raporti me Xhonatanin dhe deri tek detajet e pathëna të 'BBV' rrëfehet Diola

09:16, 23/02/2023
A+ Aa A-

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Diola Dosti ka folur për herë të parë rreth eksperiencës së saj për rreth një muaj në shtëpinë e famshme si dhe zbuloi disa detaje të pathëna më parë.

Teksa ishte e ftuar në “TAR”, Diola  tregoi se si ishte takimi i parë me ish bashkëshortin e saj pas daljes ku u shpreh se ishte e surprizuar nga reagimi i tij.

“Ish-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysmë”- tregoi ajo.

Diola dhe Xhonatani u përfolën goxha për një romancë të mundshme brenda në shtëpi por  asnjëri prej tyre nuk mori hapin për të bërë diçka më shumë. E pyetur nëse realisht kapasur një kimi mes saj dhe parashutistit ajo u shpreh:

“Kjo është e vërtetë, Xhonatani ishte një person që kishte një energji krejtësisht tjetër nga personat e tjerë, ishte një person pa sherr, i sinqertë, kishte një kimi shumë të pastër. Ashtu jam edhe unë dhe kjo ishte arsyeja se pse ne të dy na lidhnin edhe lojërat në fakt. Edhe pjesa e kërcimit pastaj sepse është komentuar shumë ajo, unë kam kërcyer edhe me Luizin në fillim. Unë e kam pasion kërcimin”.

Ish-banorja u ndal gjithashtu dhe tek largimi i Bledit nga shtëpia gjatë “Prime”-t të së martës ku tregoi se ai kishte thënë më parë Diolës se kishte vendosur të bënte një surprizë për të cilën nutricistja mendoi se do të ishte për Nitën.

“Kur ka hyrë Bledi aty në spektakël, e pashë që në ngjyrën e lëkurës, në fytyrë që ishte si i dorëzuar. Kur ai tha kam një surprizë me thënë të drejtën filloi të më rrihte zemra sepse thashë që do jetë për Nitën, shumë sinqerisht e mendova”.

E pyetur nëse e Nita e ka pasur qejf Bledin, Diola tha:

“Unë kam tentuar. Shiko Nita nuk është se është shprehur shumë sepse edhe si person është shumë gocë e fortë. Nita ishte kështu: “Do t’ia lëmë kohës”. E bukura është se edhe kur ishim aty brenda Nita më thoshte se: “Ti më ke mësuar artin e përqafimit”, sepse është pak e ftohtë. Unë e shikoja që kur i flisja për Bledin, vesh më vesh buzëqeshja. Kishte një lloj pëlqimi, po. Por gjithësesi mendoj që kur të dalë jashtë do ta shohim”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco