Loja ‘E kam bërë, s’e kam bërë'/ Kiara pranon se ka parë ëndërr erotike me njërin nga banorët

Loja ‘E kam bërë, s’e kam bërë'/ Kiara pranon se ka parë ëndërr erotike me njërin nga banorët

22:46, 12/02/2023
A+ Aa A-

Në Big Brother VIP Albania vazhdojnë të kenë lojëra e aktivitete të ndryshme.

Së fundmi ‘Vëllai i Madh’ ua ka dhënë një lojë banorëve me anë të së cilës duhet të përgjigjen me ‘E kam bërë, s’e kam bërë’.

Një nga pyetjet ishte ‘Kam parë në ëndërr sikur kam bërë sex me një nga banorët’.

Në këtë, Kiara Tito tha se ‘e ka bërë’,  ndonëse ka nisur një lidhje dashurie me këngëtarin Luiz Ejlli.

Ata janë njëherësh çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Veç kësaj, prezantuesja e njohur tha se ka fantazuar në lidhje me artistin shkodran, në pyetjen se a ka fantazuar për një person brenda shtëpisë.

Raporti i tyre deri më tani është shoqëruar me debate të shumta, hidhërime e gjithashtu me puthje dhe përqafime.

Tito nga ana tjetër ditë më parë theksoi se është e lumtur që brenda gjeti dhe dashurinë e jetës. 

 

@mataj_e1 #kiaraluiz #viral #luizejlli #bigbrother #fyppppppppppppppppppppppp #meluizin #meluizin❤️ #viralsetqr #bbvipalbania #luizefi #meluizinmeluanin🦁🦁🦁🦁🦁 #song #luizejlli ♬ original sound - Elvis

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco