Pasi e ofendoi, Amos i kërkon falje publike Kiarës

Pasi e ofendoi, Amos i kërkon falje publike Kiarës

20:09, 12/02/2023
A+ Aa A-

Aktori Amos Zaharia u largua nga Big Brother VIP Albania të martën (7 shkurt).

Gjatë qëndrimit brenda, ai është komentuar në masë të madhe për batutat që ka bërë e po ashtu edhe për fjalët që ka përdorur.

Në një nga ditët brenda BBVA, artisti i njohur ishte përfshirë në një debat me Kiarën dhe Luizin.

Në një moment gjatë bisedës, ai iu drejtu këngëtarit shkodran me fjalët ofenduese: “Krisu ti dhe ajo putana jote (referuar Kiarës)”.

‘Putana’ në italisht duhet cekur se i referohen punëtoreve të seksit.

Për këtë, Amos në “Fan Club” me Megi Pojanin i ka kërkuar publikisht falje Kiara Titos.

“E kam thënë sepse e kam parë që e kam thënë, nuk mund ta mohoj, nuk mund të bëj sikur disa politikanë, jo po sikur nuk e kam thënë. Jo por ishte montazhë. Nuk e dija që kisha thënë. Ka dalë në sipërfaqe pa dashje”, u shpreh Zaharia.

“E kuptoj shumë mirë që atje jashtë ka familjarë, siç kam edhe unë që janë shqetësuar për komentet dhe gjërat që thuhen. Patjetër që i kërkoj ndjesë. Ka qenë një moment nervozizmi dhe është thënë në mënyrë subkoshenciale”, vazhdoi më tej ai.

Fjalori dhe shakatë që ka bërë Amos brenda duket se e kanë penalizuar për të vazhduar lojën në këtë format. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco