Detaji ndez thashethemet se Megan Fox është ndarë nga Machine Gun Kelly

Detaji ndez thashethemet se Megan Fox është ndarë nga Machine Gun Kelly

17:45, 12/02/2023
A+ Aa A-

Disa veprime të Megan Fox në rrjete sociale kanë ndezur thashethemet se ajo dhe i fejuari i saj, Machine Gun Kelly janë ndarë.

Jo vetëm që ylli i “Jennifer’s Body”, 36-vjeçe, fshiu shumë nga fotot e saj me këngëtarin 32-vjeçar, përfshirë postimin e javës së kaluar ku festonte nominimin e tij për “Grammy” por ajo nuk e ndjek më atë.

Në vend të kësaj, llogaria e Foxit në Instagram ndjek vetëm Eminemin, Harry Styles dhe Timothee Chalamet.

Veçanërisht, MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, është grindur më parë me Eminemin, pasi kishte ngacmuar vajzën e tij.

Ylli i “Transformers” filloi të takohej me MGK në vitin 2020 pas divorcit nga Brian Austin Green, me të cilin ndan tre fëmijë.

Rokeri i propozoi Foxit në vitin 2022 dhe çifti festuan përvjetorin e fejesës së tyre muajin e kaluar.

Të shumta qenë aludimet për ndarjen e Meganit dhe Machines, fansat e të cilëve bënë komente të ndryshme.

Fëmijët e Megan janë: Bodhi Ransom Green, Journey River Green dhe Noah Shannon Green.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco