Avokati i Pique zbulon detaje nga marrëveshja me Shakirën

Avokati i Pique zbulon detaje nga marrëveshja me Shakirën

16:57, 12/02/2023
A+ Aa A-

Avokati Ramon Tamborero ka punuar si avokat i Gerard Pique gjatë çështjes, teksa foli për La Vanguardia dhe zbuloi disa detaje.

Beteja ligjore mes Shakirës e Pique zgjati 7 muaj dhe me takimin përfundimtar që zgjati 13 orë rresht në muajin dhjetor të 2022.

Në hitin e regjistruar me Bizzarrap, Music Sessions #35, Shakira përmend se si Pique e la atë me prindërit e tij si fqinjë.

Kjo krijoi një përçarje edhe më të madhe mes të dyve pasi dolën më shumë informacione për marrëdhënien e tmerrshme me vjehrrit.

Paratë nuk kanë qenë asnjëherë shkak për konflikt mes ish-çiftit, por kujdestaria e fëmijëve.

“Të dy kanë treguar inteligjencë të madhe. Kanë bërë një përpjekje të madhe për të mirën e fëmijëve të tyre. Mënjanë këngët, kërkonte një negociatë shtatë mujore. Marrëveshja ishte komplekse dhe kërkonte takime përgatitore. Takimi vendimtar para se nënshkrimi të zgjaste trembëdhjetë orë”-tha avokati.

Fillimisht në negociatat për fëmijët, u mendua që prindërit e Pique do të lëviznin, por më pas ishte Shakira ajo që vendosi të largohej.

Ajo që nuk dinim është se Pique ra dakord edhe për oraret e vizitave për të vizituar dy djemtë e tij në Miami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco