‘Është në depresion të thellë’, Britney Spears shqetëson të afërmit e saj

‘Është në depresion të thellë’, Britney Spears shqetëson të afërmit e saj

09:22, 12/02/2023
A+ Aa A-

 ‘Të gjithë janë të shqetësuar për të sepse është në depresion të thellë’.

Kështu thonë për ‘Daily Mail’ burime të afërta me Britney Spears, e cila po kalon një gjendje aspak të mirë për faktin se djemtë e saj, 17-vjeçari Sean Preston dhe 16-vjeçari Jayden James nuk duan që ta takojnë nënën e tyre.

 ‘Britney nuk është mirë. Nuk është si më parë dhe më dhimbset kur e shoh kështu’, shton i njëjtin burim.

Djemtë e Britney Spears prej disa vitesh jetojnë me babain e tyre, Kevin Federline, në Calabasas.

 ‘Problemi është se ajo është shumë e trishtuar që djemtë nuk duan ta takojnë, ndihet shumë keq. Është nënë e dy djemve dhe nuk i sheh kurrë ata, mendoj se çdo nënë do të ndihej tmerrësisht keq’, thekson burimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco