Dy shqiptarët e 'Sanremo 2023', ja kënga me të cilën do të prezantohen

Dy shqiptarët e 'Sanremo 2023', ja kënga me të cilën do të prezantohen

11:30, 08/02/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e Festivalit të këngës italiane, Sanremo i cili shënon edicionin e 73-të këtë vit. Bashkëprezatuese krah moderatorit të njohur italian Amadeus, ishte blogerja Chiara Ferragni e cila mbajti një monolog të gjatë lidhur me seksizmin dhe mbrojtjen ndaj figurës së gruas.

Disa ditë para fillimit të Festivalit të Sanremos, u shfaqën emrat dhe këngët e mbrëmjes së dueteve, ku mes tyre ishte ajo e Iljard Shabës kombinuar me të madhen Anna Oxa.

Një artist i ri, shumë i njohur në botën e muzikës në Shqipëri, por më pak nga publiku jashtë kufijve.

Iljard Shaba është një violonçelist profesionist, si dhe një interpretues DJ i cili ka studiuar muzikë në universitet dhe që nga mosha 16-vjeçare.

Falë një talenti të jashtëzakonshëm dhe një stili unik, ai ka qenë në gjendje të luajë në koncert në shumë vende të botës për më shumë se dhjetë vjet, me një repertor të përbërë nga muzika klasike, xhazi, muzika latine dhe gjithashtu këngë të tjera popullore.

Në Itali ai u bë i njohur si protagonist i dueteve në Sanremo 2023 me Anna Oxa.

Me këtë rast të dy kanë zgjedhur të ribëjnë kryeveprën “Un’emozione da poco” që përveç se këngës që do të interpretojnë do të falin shumë emocione si dy shqiptar në skenën e Festivalit të Sanremo-s 2023.

Klea Sula/ syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco