KAFE SHQETO/ Dashuri dhe xhelozi përmes 'Antikitetit modern' për Enada e Gerd Vason

12:51, 03/02/2023
A+ Aa A-

 “Antikiteti Modern” është shfaqja që do të çelë sezonin artistik të baletit në Teatrin e Operas. Dhe dy protagonistët janë koreografët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët do tju rrëmbejnë në botën e “Pulcinella-s”, të kompozitorit Igor Stravinsky.  Një shfaqe e sjellë me shumë dashuri finalizohet në në datat 4 dhe 5 shkurt.

Maestro Marco Mancusi vjen direkt nga Spanja për të dirigjuar Orkestrën tonë Simfonike dhe nuk ngurron të shprehë kënaqësinë e të qenit për herë të parë në këtë skenë.

E ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto” ishte Enada Hoxha, koreografe e shfaqjes e cila ndau me publikun informacione të rëndësishme lidhur me këtë projekt.

Pyetje: A ka akoma për Enada Hoxhën?/ Ma përshkruni dot atë se çfarë ndodh jo vetëm me proçesin e punës por edhe me anën emocionale?

Enada Hoxha: Në proçesin personal është gjithmonë ajo Enada që është regoroze në punën dhe krijimtarinë e saj, në mbajtjen e trupit në formë. Kjo është ajo që unë jam dhe pa këto nuk do të isha e gjallë në skenë, sigurisht që pretendoj të jem akoma më tepër.

Pyetje: Antikiteti modern më shumë se lojë fjalësh duket se shkruan për masën monumentale të veprës që kam përshtypjen se do të ketë një ndryshim nga kostumografia tek performanca?

Enada Hoxha: Unë sfidat i kam pasur gjithmonë me vete. Edhe pse e kam rithënë këto ditë që për mua kur më është bërë propozimi kam qenë skeptike ndaj veprës, sepse është një vepër e panjohur për publikun dhe kur ti merr përsipër ta bësh këtë gjë, je pak konfuze me veten nëse do të arrish ta bësh, për të arritur tek bukuria e veprës të transmetohet të publiku.

Janë dy vepra që i përkasin vitit 1700, por kjo është një vepër mjaft e njohur napolitane të cilët besoj se e ruajnë me fanatizëm. Sa i përket antikitetit atike-dance nuk është luajtur asnjëherë në balet, por luhet në disa instrumente. Ishte propozimi i drejtoreshës së përgjithshme e cila më tha: ’Enada përse nuk tenton  ta realizojmë në të kërcyer?

Mu desh që ta studioja gjatë dhe të merrja disa informacione nga kolegët e mia në Itali për të kuptuar më thellë se si mund ta konceptoja, ndonëse e kisha krijuar një të tillë vetëm duke e dëgjuar. Mendoj që kam bërë një gjetje interesante ndonëse nuk më takon mua të them këtë, sepse pres nga kritikët apo ata që do vijë ta shohin shfaqjen ta thonë diçka të tillë.

Pyetje: Si e ka pritur trupa e baletit këtë shfaqje dhe sa kanë zgjatur provat?

Enada Hoxha: Ky balet është realizuar për tri javë. Duke qenë se itinerari i shfaqjes është mjaft i ngjeshur mendoj që çdo premierë do te këtë aq kohë pune në dipozicion. Nuk kemi një trup të madhe të baletit dhe këtë vit kam përzgjedhur që të rinjtë të jenë pjesë e show-t, megjithëse do të jenë të tërë solistë ku secili përfaqëson veten.

Megjithatë, janë tre çifte që do të jenë pjesë e trupës. Janë të rinj, sepse kam dashur të aktivizoj bashkë me drejtoreshën këtë grupmoshë që nuk kanë shumë që janë bërë pjesë e trupës dhe për t’i motivuar ata, pasi nuk është e thjeshtë që të jesh pjesë e "Teatit Kombëtar".

Klea Sula/ syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco