'Dasma' dhe puthja e parë e Luizit me Kiarën, çfarë mendon nëna e këngëtarit

'Dasma' dhe puthja e parë e Luizit me Kiarën, çfarë mendon nëna e këngëtarit

09:45, 02/02/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, që pritej kaq shumë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar.

Të gjithë reaguan për këtë moment “historik” dhe një fjalë për të thënë e ka edhe nëna e Luiz Ejllit.

Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënën e Luizit. Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte urimi,“U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri.

Image

Kështu iu jepet fund edhe të gjitha aludimeve që qarkullonin se Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë dhe nuk flet me familjen e tij.

Gjatë “ceremonisë” teksa prifti (Kristi) sipas rregullave i dha leje ta puthë nusen, ishte Kiara ajo që e mori situatën në dorë duke e puthur Luizin. Kjo “dasmë” ka qenë e mirfilltë, ku edhe këngëtari i njohur Altin Shira ka kënduar për banorët

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco