Butrint Imeri reagon pas deklaratave të Luizit

Butrint Imeri reagon pas deklaratave të Luizit

09:26, 27/01/2023
A+ Aa A-

Edhe pse jashtë shtëpisë së “BBV”, Butrin Imeri ia ka arritur të marrë vëmendje! Këtë herë ka qenë Luizi ai i cili e përmendi atë.

Duket sikur “ia ndjeu zemra” dhe filloi të ngrite hipoteza se çfarë do ndodhte nëse këngëtari bëhet pjesë e formatit.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet.”-tha ai në një bisedë me Kiarën dhe Efin mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, sot i tha Bjordit dhe Valbonës: “E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës.

Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij. Sepse unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam…Nëse vjen aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi’.”

Pasi këto deklarata bënë xhiron e rrjetit, ka ardhur një reagim edhe nga Butrinti. Ai publikoi në Instastory një selfie me një varg nga kënga e tij më e fundit, “Lule e dashnisë” që thotë: “A të merr malli që nuk jemi më?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco