Si iu përgjigj Pique ‘diss-it’ të Shakirës?

Si iu përgjigj Pique ‘diss-it’ të Shakirës?

20:50, 14/01/2023
A+ Aa A-

Shakira u kthye në kryefjalë në gjithë botën këtë javë falë “BZRP Music Sessions #53”, këngë e saj diss kundër ish-partnerit Gerard Piqué. Mbrëmë (13 janar), futbollisti spanjoll i është përgjigjur më në fund bashkëpunimit të Shakirës me Bizarrap.

Të mërkurën, Shakira u bashkua me Bizarrap për duetin “BZRP Music Sessions #53”. Ajo ironizon Piqué dhe të dashurën e tij aktuale, Clara Chía Marti, me lojë fjalësh. Shakira evokoi emrin e Piqué me fjalën “salpiqué” ndërsa përdori “claramente” për Clarën. Kënga u bë veçanërisht virale sepse Shakira e krahasoi marrëdhënien e Pique me Clara me uljen e çmimit në një orë Casio dhe një makinë Twingo. “Ti le një Ferrari për një Twingo / Ke shkëmbyer një Rolex për një Casio,” këndon ajo në spanjisht.

Në reagimin e tij të parë ndaj këngës diss të Shakira-s, Pique iu referua tekstit të saj për orën Casio. Ndërsa ishte live në Twitch për një lojë të Kings League, ai njoftoi se grupi tani ka një partneritet me Casio. “Ne kemi arritur një marrëveshje me Casio,” tha Pique. “Ne kemi arritur një marrëveshje me Casio për Kings Leagye”. Kur u pyet nëse po bënte shaka, Pique shtoi: “Unë jam serioz. Unë kam një të tillë këtu.” Më pas ai nxori një kuti me një orë Casio brenda.

Djemtë që ishin me Piqué gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë pyetën pse hynë në një partneritet me Casio. Futbollisti argjentinas Sergio Agüero, i cili njihet edhe si Kun, tha me plotë gojë: “Për shkak të këngës së Shakirës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco