Rita Ora publikon një sërë imazhesh të çuditshme, në prag të publikimit të klipit të ri

Rita Ora publikon një sërë imazhesh të çuditshme, në prag të publikimit të klipit të ri

17:59, 14/01/2023
A+ Aa A-

Rita Ora dukej e panjohur teksa mbante një maskë fytyre blu të errët në një fotografi nga prapaskenat e videos së saj të re muzikore që ndau me ndjekësit të premten.

Këngëtarja, 32 vjeçe, aktualisht është duke u përgatitur për publikimin e këngës së saj të re “You Only Love Me” më vonë këtë muaj, shkruan DailyMail.

Duke publikuar disa fotografi në Instagram, ylli me origjinë shqiptare ndau një vështrim në javën e saj me fansat, të cilët e panë atë me një maskë të çuditshme të fytyrës së bashku me një palë syze të mëdha.

Në një pamje më magjepsëse, Rita kishte veshur edhe një fustan të bardhë pa rripa me një detaj të palosur së bashku me një vello.

Flokët bionde të këngëtares ishin stiluar në një topuz ekstravagant teksa ajo dukej se po xhironte një skenë martese për klipin e saj të ri.

Rita gjithashtu publikoi një fotografi mahnitëse të saj duke u relaksuar në plazh, ku ishte veshur me bikini të bardha.

Në një imazh tjetër, këngëtarja shfaqi trupin e saj të tonifikuar me një fustan të ngushtë me një print shumëngjyrësh, duke vënë pah të pasmet e saj.

Krahas imazheve të publikuara, këngëtarja shkroi: “Java ime e çmendur- po klipi dhe kënga ime do të jetë gati më 27.01.23”.

Përpara publikimit, Rita ndau me ndjekësit në Instagram një tjetër video ngacmuese.

Ajo ishte tërësisht nudo në një vaskë, e cila mesa duket do të jetë një prej skenave më ‘të nxehta’ të klipit të saj të ri.

Rita mori një mbështetje të madhe nga fansat e saj në pjesën e komenteve të postimit, teksa ata i thanë se ‘mezi prisnin’ këngën e re.

Fillimi i videos dukej se shfaqte notat hapëse të këngës së re të Ritës.

Videoja është realizuar në një banjë elegante të zbukuruar me pllaka metroje jeshile dhe të bardha, teksa ajo shfaqet e tëra nudo në një banjë ngjyrë bronzi.

 

Rita përndryshe ka paralajmëruar se viti 2013 do të jetë viti i publikimit të albumit të tretë në karrierën e saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco