Eni tenton të puthë në buzë Mikelën, si reagoi ajo?

Eni tenton të puthë në buzë Mikelën, si reagoi ajo?

15:02, 14/01/2023
A+ Aa A-

Eni Tare konkurrenti që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” të martën doli shumë i shkathët. Në klipin prezantues të tij ai u shpreh se ka një pëlqim për Kiara Titon dhe Dea Mishel.

Mirëpo së fundmi ai ka tentuar të puthë një tjetër vajzë brenda shtëpisë. Teksa ishin mbledhur të gjithë në dhomen e gjumit, banorët i kanë ushtruar “presion” Enit të puthë Mikelën.

Nëse mendoni se Tare nuk e “hëngri” presionin gaboheni. “Do flini po ta puth,”-është shprehur Eni teksa ka tentuar ta puthë në buzë ish-konkurrenten e Për’puthen.

Ka qenë kjo e fundit e cila nuk e ka lejuar, duke u shprehur se duhet ta ndjejë edhe ajo që ta puthë.

Më herët është bërë viral një fragment ku Mikela Pupa del nga dhoma e rrëfimit. Në atë moment në korridor qëllon edhe Eni, Olta dhe Tea, ku kjo e fundit e pyet se çfarë i thanë brenda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco