Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

'I thoja shoqes ‘o Zot sa i mirë, kape'/ Olta Gixhari rrëfen si u njoh me partnerin e saj

'I thoja shoqes ‘o Zot sa i mirë, kape'/ Olta Gixhari rrëfen si u njoh me partnerin e saj

13:15, 10/01/2023
A+ Aa A-

Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer njohjen me partnerin e saj, Dorin, imazhin e të cilit vazhdon ende ta mbajë të fshehtë për publikun.

Ajo tregoi se një udhëtim në Madrid i ndryshoi jetën, pasi u takua rastësisht me djalin që do t’i rrëmbente zemrën nëpërmjet një miku të përbashkët.

Image

Olta Gixhari tregoi se mendonte se ai s’do e donte kurrë, ndaj ia sugjeronte shoqes së saj që të lidhje me të, pavarësisht se vetë e pëlqente shumë.

“Më 23 dhjetor nisem me avion, në mëngjes hap Instagram, shikoj një mik të përbashkët që kishte hedhur foto me shoqen time në aeroport. I shkruaj: “Je në aeroport”, të dyja ishim për në Madrid. Ai mbërrinte 30 minuta pas meje, i shtyhet orari avionit, mu shty edhe mua. Takimi me partnerin time ishte e gjitha një rastësi. Ky shoku ynë i përbashkët e kishte lënë të takonte Dorin në Madrid. Unë me këtë shoqen time s’kishim lidhje fare, isha single, kishim rezervuar hotelin, do kalonim pushimet atje. Kishim lënë të prisnin njëri-tjetrin në aeroport për të pirë një kafe.

Kur mbërrij atje më fiket telefoni, s’kisha bateri, kjo shoqja tjetër nuk ia kishte numrin. Ikim në hotel më thotë kjo që merre në telefon se ‘le nam’. Hap telefonin sho 100 mesazhe ‘ku je’. I dërgoj lokacionin, vjen me makinë dhe del Dori, ngela unë. Aty kuptova që këtë njeriun e kisha parë shumë vite më parë, por kisha harruar që ekzistonte. I thashë ‘sa i bukur qenke bërë ti’, fjala e parë, u emocionova. Ikëm të pinim verë, i thosha shoqes sime “o zot sa i mirë ky, kape, është shumë i mirë, kape mos e le, është yll”. Ajo më tha: Olta ke harruar që jam e fejuar, nëse të pëlqen kaq shumë, kape vetë. Isha e bindur se ai nuk do ma varte kurrë, do gocë të urtë, unë isha shumë energjike.

Ndodhi rastësia. Më pas shkuam së bashku në një qytet tjetër të Spanjës, po shumë romantik, ikëm me makinë. Prishëm gjithë planet tona, edhe ata, edhe neve. Ishim të katërt miq. Teksa po hanim darkë ndodhi shkëndija e parë, isha e bindur që ai s’do më pëlqente kurrë mua. Vazhdoja bëja si budallaqe, mendoja se do të pëlqente shoqen time. Isha e çmendur komplet, i thosha: Mos e lër, të lutem kape.

Mua më pëlqente shumë, por isha e bindur se ai s’do më pëlqente. Isha e hedhur, shumë ndryshe nga partneri im. S’ma merrte mendja që do shkoja në Madrid dhe të takoja burrin tim”, u shpreh Olta Gixhari gjatë bashkëbisedimit me disa nga banorët në BBV.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco