Publikohet videoja kur e dashura e Pique ishte në shtëpinë e futbollistit ndërkohë që ishte me Shakirën

Publikohet videoja kur e dashura e Pique ishte në shtëpinë e futbollistit ndërkohë që ishte me Shakirën

10:22, 07/01/2023
A+ Aa A-

Divorci mes yllit të muzikës pop Shakira dhe yllit të Barcelones Gerard Piques ishte një nga temat më të përfolura në mediet rozë gjatë vitit 2022.

Por siç duket fansat e Shakirës vazhdojnë të merren me ish-çiftin.

Një postim në Page Six tregon se fansat e Shakirës kanë gjetur pamjet e partneres aktuale të ish-futbollistit, Clara Kia, nga një intervistë online e Piques në shtëpinë e tij në vitin 2021, kur ai ishte ende me Shakirën.

Sipas faqes së internetit, "partnerja e re e Gerard Pique shfaqet në një video të regjistruar nga brenda shtëpisë që ai ndante me Shakira-n kur ata supozohet se po jetonin të lumtur së bashku.' 

Kur videoja u zbulua një burim i afërt më këngëtaren tha se ajo ndihej e shkatërruar.

'Ajo ndihej e shkatërruar kur mësoi se kjo grua hyri në shtëpinë që ata ndanin me fëmijët e tyre”, tha burimi i cituar nga faqja.

Edhe pse biondja në video nuk e tregon fytyrën para kamerës, shumë janë mjaft të sigurtë se ajo është Kia Marti.

Pique e dha këtë intervistë të veçantë përmes Zoom në kohën kur ish-bashkëshortja e tij ishte në një udhëtim me fëmijët e saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco