Përveç emrit, mbesa e Atdhe Xharavinës ka edhe këtë detaj që e lidh me Bora Zemanin

Përveç emrit, mbesa e Atdhe Xharavinës ka edhe këtë detaj që e lidh me Bora Zemanin

10:28, 05/01/2023
A+ Aa A-

Tanimë ribashimi i Bora Zemanit me Donald Veshajn ka eklipsuar gjithçka ndodhi dhe u përfol gjatë kohës që ata nuk ishin me njëri-tjetrin. Kjo nuk do të thotë që ndjekësit i kanë harruar thashethemet që qarkullonin në atë kohë për moderatoren dhe Atdhe Xharavinën.

Ka qenë vetë ky i fundit i cili me anë të postimeve dhe deklaratave të tij këtë linte të kuptohej. Pak kohë më parë, Atdheu është bërë xhaxha për herë të parë. Këtë moment të bukur ai e ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale ku ka treguar se mbesës së tij ia ka vendosur emrin vetë ai. Ajo do të quhet Nala.

Image

Por, disa kohë më parë Bora Zemani ndau një story ku dukej duke parë një film vizatimor. Krahas filmit ajo shkroi: “Nëse një ditë do të kem një vajzë ajo do ta ketë emrin Nala”.

Të njëjtën gjë shprehu edhe Atdheu në një dalje të tij pak pas kësaj deklarate të Borës.

Mund të themi se ish-konkurrenti i Për’puthen e mbajti fjalën. Ndonëse nuk ia la vajzës, ia la mbesës së tij.

Mirëpo mbesa e Atdheut ka edhe një detaj tjetër që e lidh me Atdheun, dhe këtë na e zbuloi vetë ish-konkurrenti i “Për’puthen”. Ai ka publikuar një Instastory krahas së cilës shkruan: “Nala duke bërë muhabet me xhaxhin dhe duket që është bricjap”. Bricjapi është shenja e horoskopit e Bora Zemanit, e cila feston ditëlindjen më datë 9 të këtij muaji.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco