Lajmi i fundit

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

U shpreh e ofenduar nga komenti i tij, Arbër Hajdari injoron Olta Gixharin

U shpreh e ofenduar nga komenti i tij, Arbër Hajdari injoron Olta Gixharin

10:23, 04/01/2023
A+ Aa A-

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother Vip Albania” ka rezervuar debate të shumta. Të gjithë banorët janë përballur me sjelljet e tyre të bëra gjatë javës në shtëpi, ku duhet thënë kanë mbizotëruar sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit.

Teksa këto sjellje janë komentuar në studio nuk ka munguar edhe ndërhyrja sigurisht e opinionistëve të “Big Brother Vip”, Zhaklina Lekatarit dhe Arbër Hajdarit.

Fundja kjo është puna e tyre. Në një moment Arbri i është drejtuar Olta Gixharit duke i thënë që bën “zhurmuesen”.

Ky “epitet” nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila e ka konsideruar si bullizëm. Teksa Arbana i ka kërkuar Arbrit t’i përgjigjet Oltës, ai ka zgjedhur ta injorojë duke u shprehur: Nuk kam çfarë t’i përgjigjem…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco