Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

'S’do bëj këngë', Antonela Berisha harron deklaratat e saj, publikon projektin muzikor

'S’do bëj këngë', Antonela Berisha harron deklaratat e saj, publikon projektin muzikor

13:20, 29/12/2022
A+ Aa A-

“Mos kini frikë se s’do bëj këngë”, kështu shprehej dikur ish-konkurrentja e “Për’puthen” Antonela Berisha, duke ironizuar edhe ish-konkurrentët e tjerë që kanë publikuar projekte muzikore pas programit.

Por “kurrë mos thuaj kurrë”! Antonela Berisha ka publikuar së fundmi një këngë në bashkëpunim me ish-banorin e “BBV” dhe këngëtarin Sabian Medini.

Kënga titullohet “Barbie Barbie” dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk janë kursyer edhe me kritika.

Image

Kujtojmë se ish-konkurrentja e “Për’puthen” reagoi pak kohë më parë reagoi ashpër për disa deklarata të Big Mamës. Me anë të disa shkrimeve të gjata në Instastory, Antonela u shpreh se nuk ka dashur të komentoj deklaratat ku përmendet emri i saj, por që sipas saj kishte pak minuta kohë dhe mund t’ia lejonte vetes të jepte disa leksione falas.

Përpos kësaj ajo i ka dhënë tri leksione të gjata, ku ndër të tjera, ka përmendur edhe “Top Festin” e 2005-të, duke ironizuar kështu Big Mamën, pasi sipas Berishës ai është viti i vetëm ku artistja njihet.

E për ta përmbyllur, me këngën e Big Mamës “Kot e kot”, Antonela e ka thumbuar këngëtaren duke u shprehur se e xhelozon: “Ti kot e kot xhelozon në mua.”

Kujtojmë që sherri midis Antonela Berishës dhe Big Mamës daton që më herët, ku vajzat ishin konkurrente në “Big Brother Vip”.

Debati i ashpër me Antonelën u bë shkak që Big Mama të largohej nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Gjithçka nisi për shkak të një sharjeje në serbisht, siç Antonela akuzoi Big Mamën se e kishte përdorur brenda ambienteve të shtëpisë.

Debati degradoi deri në atë pikë, sa Big Mama shpërtheu në ofendime para kamerave dhe kërkoi me dëshirën e saj të plotë të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco